Media Galeri

Ishulli i rrezikshëm ku nuk lejohet të shkelë njeriu

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të. Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t'u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15 000 gjarpërinj.

Në fund të shekullit XX atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte automatikisht.
https://youtu.be/y_U3mmPZL

Ky vend, i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston: Bothrops insularis ose gjarpëri me kokë të artë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë