Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Mes vizitave të tjera ajo ka qëndruar edhe në akademinë ushtarake “West Point” ku në një video të publikuar prej saj, ushtarët dhe kadetët kanë brohoritur “Kosova, Kosova”.
“Kosova, Kosova, Kosova!” Brohoritjet dhe mirëseardhja madhështore nga kadetët dhe ushtarakët amerikanë në West Point”, ka shkruar Osmani sipër videos.
Presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.