Nga Gazeta ‘Si’-Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit ndaj Kosovës “ekziston kërcënimi” siç ka thënë presidentja Vjosa Osmani, për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale në kuadër të këtij procesi.
Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e të dërguarit të po këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë edhe ministrja gjermane i ka riktheksuar thirrjet e shtetit të saj për zhbllokimin e CEFTA-s nga Kosova.
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann këto ditë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti.
“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.
Kosovo & Germany work together for a green and prosperous Europe! Delighted to open Kosovo Sustainable Development Week with PM @albinkurti and to kick off the 🇽🇰 – 🇩🇪 climate & energy transition partnership with Ministers @Artane_R & Liburn Aliu. Let’s get to work! pic.twitter.com/gyajtPfDin
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 16, 2024
Ndërkohë, ditë më parë, emisari gjerman, Manuel Sarrazin ka thënë se do të jetë e vështirë për Kosovën që t’i bashkohet Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian si dhe ka përmendur mundësinë e përjashtimit nga nismat rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.