Nga Gazeta 'Si'- Pak më shumë se një vit nga tragjedia e nëndetëses së “OceanGate”, që i mori jetën pesë miliarderëve të cilët kishin nisur një ekspeditë drejt Titanikut, janë gjetur rrënojat e saj në fund të Oqeanit Atlantik.
Është hera e parë që publikohen pamjet e mbeturinave nënujore që kur pesë pasagjerë u vranë kur nëndetësja shpërtheu qershorin e kaluar.
Videoja është marrë nga një automjet i drejtuar nga distanca gjatë një kontrolli në fundin e oqeanit disa ditë pas tmerrit.
Por ajo është publikuar vetëm së fundmi nga Roja Bregdetare e SHBA si pjesë e një seance dëgjimore dy-javore për tragjedinë.
Video footage of the OceanGate submarine wreckage was released
— Dexerto (@Dexerto) September 18, 2024
pic.twitter.com/L49Gr2orRX
“Titan”, i cili drejtohej me një kontrollues lojërash, u zhduk nga radarët më 18 qershor 2023 dhe nuk arriti të rishfaqej nga udhëtimi prej 195.000 paund për person deri në rrënojat e Titanikut.
Shpresat për një mrekulli u shuan çdo orë pasi ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë kohës për të gjetur ndonjë shenjë jete. Pesë ditë pasi nëndetësja supozohej të kthehej, mbeturinat u gjetën në fundin e oqeanit.
CEO i “OceanGate”, Stockton Rush, 61 vjeç, miliarderi britanik, Hamish Harding , 58 vjeç, eksperti francez i Titanikut, Paul-Henri Nargeolet , 77 vjeç, biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood, 48 vjeç dhe djali i tij Suleman, 19 vjeç, vdiqën të gjithë në bord.
Tani, më shumë se një vit më vonë, ish-punonjës dhe ekspertë janë thirrur në Charlestown, Karolina e Jugut, për të dhënë dëshmi mbi atë që çoi në shpërthimin vdekjeprurës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.