Ngjarje

Çako: 1077 vatra zjarri dhe 43 466 hektarë të dëmtuar në vitin 2024

Nga Gazeta Si - 43.466 hektarë tokë janë dëmtuar në 2024 nga 1077 vatra zjarri që kanë rënë në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë ky vit paraqiti një situatë shumë serioze të zjarreve masive, me 98% të rasteve të shkaktuara nga dora e njeriut.

“Kjo ka kërkuar angazhimin e 27 880 forcave operacionale dhe 2 635 mjeteve të angazhuara. Gjatë këtij viti është aktivizuar 4 herë mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile në rastin e menaxhimit të zjarreve në Dropull, në Vlorë, në Lezhë, respektivisht me kontributin e partnerëve tanë të qeverisë greke, italiane dhe rumune”, tha Çako.

Çako nënvizoi se, “humbjet apo dëmet e shkaktuara ndër vite janë një përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe ato tashmë janë marrë në konsideratë dhe mbi bazën e aktit normativ, qeveria ka marrë në konsideratë një debi të konsiderueshme për kompensimin e qytetarëve në nivel kombëtar”.

Në seancën dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për raportimin vjetor të veprimtarisë së institucionit të Drejtorisë së Emergjencave Civile për vitin 2023, Çako tha se, “sa i takon ngjarjeve të rreziqeve natyrore të ndodhura për vitin 2023 janë raportuar gjithsej përmbytje minimale në nivel kombëtar”.

Bashkitë më të prekura kanë qenë Vlora, Shkodra,  Selenica, Fieri, Lushnja me një sipërfaqe totale të dëmtuar prej 4200 hektarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë