Komisioni Evropian do të rekomandojë ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve dhe kopshtet zoologjike. Planet gjithashtu përfshijnë edhe produktet alternative, sipas një dokumenti të zbuluar të siguruar nga Euronews.
Planet, të vendosura për t’u miratuar nga ekzekutivi i BE-së, do të zgjerojnë udhëzimet aktuale të 2009-ës që synojnë të zvogëlojnë ekspozimin ndaj tymit të në vendet publike, vendet e punës dhe transportin publik.
Versioni i fundit i draftit kërkon të pastrojë hapësirat publike nga të gjitha ndotjet, jo vetëm nga tymi i cigares, duke reflektuar shqetësimet në rritje mbi rreziqet shëndetësore që paraqesin produktet e reja të duhanit si cigaret elektronike.
Udhëzimet nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ofrojnë një kornizë që shtetet anëtare ta ndjekin si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të frenuar kancerin e lidhur me duhanin.
Rekomandimet e reja të Komisionit synojnë të trajtojnë një gamë më të gjerë produktesh në zhvillim, duke përfshirë “produktet si vape dhe cigaret elektronike, qofshin ato që përmbajnë nikotinë ose pa nikotinë”.
Po kështu, Komisioni dëshiron të përfshijë gjithashtu “zëvendësuesit e duhanit dhe çdo produkt tjetër që lëshon tym”, tregon dokumenti.
Këto produkte, shpesh të tregtuara si alternativa më të sigurta për duhanpirjen tradicionale, ende i ekspozojnë kalimtarët ndaj kimikateve të dëmshme.
Zonat e reja për ndalimin e duhanit
Një tipar kryesor i propozimit është shtrirja e ndalimit të pirjes së duhanit në hapësira të ndryshme të jashtme, e cila deri më tani është rregulluar rast pas rasti në shtete anëtare të veçanta.
Sipas udhëzimeve të reja, zonat e jashtme ose gjysmë të jashtme, të përcaktuara si hapësira pjesërisht të mbuluara ose të mbyllura si çatitë, ballkonet, verandat dhe oborret, të lidhura me objektet e shërbimit si restorantet, baret dhe kafenetë duhet të bëhen zona pa tym.
Qendrat e transportit publik duke përfshirë stacionet e autobusëve dhe aeroportet do të mbulohen gjithashtu, dhe duhani do të ndalohet gjithashtu në zonat e jashtme të lidhura me vendet e punës, spitalet dhe shtëpitë e pleqve.
Zonat rekreative ku janë të pranishëm fëmijët, duke përfshirë këndet e lojërave publike, parqet argëtuese, pishinat dhe kopshtet zoologjike, janë gjithashtu të përfshira, si dhe ambientet arsimore nga kujdesi për fëmijët parashkollor deri në universitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




