Kosova

Arrestohet një tjetër serb për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se gjatë së enjtes ka arrestuar një tjetër shtetas serb nën akuzën e krimeve të luftës gjatë vitit 1999.

Policia tha se i dyshuari, T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë