Kosova

Vuçiç: BE-ja dhe shtetet anëtare duhet urgjentisht të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës

Nga Gazeta 'Si'- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç priti sot shefin e Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giofre, me të cilin bisedoi për situatën në Kosovë dhe i bëri thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj që 'urgjentisht të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës.'

“Kam biseduar me ambasadorin Giofre për situatën në Kosovë dhe Metohi, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, si dhe hapat që po ndërmarrim për të avancuar në rrugën tonë evropiane. I kam bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që urgjentisht dhe përmes angazhimit konkret të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, i cili kërcënon sigurinë e popullit serb dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ai tha se falënderoi ambasadorin për gjithçka që bën BE-ja, veçanërisht në fushën e investimeve, integrimit ekonomik dhe social dhe mbështetjen për reformat tona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë