Media Galeri

Po filmonte një video muzikore, Jon Bon Jovi shpëton një grua nga vetëvrasja

Këngëtari Jon Bon Jovi këtë herë nuk po përmendet për një këngë hit apo një çmim të fituar. Ai është bërë viral për një akt human, duke shpëtuar një grua nga vetëvrasja.

Ai ishte duke filmuar një video muzikore në urën e Nashville, kur ndihmësi i tij pa një grua në buzë të parmakut të hekurt, që mbahej me dy duart pas dhe gati për tu hedhur.

Bon Jovi iu afrua qetësisht teksa pjesa tjetër e grupit qëndronte larg për të mos u kthyer në faktor presioni ndaj gruas, teksa ai foli me të. Në pak sekonda e bindi që të rimendonte vendimin ekstrem dhe të ndryshonte mendje. Pasi gruaja shpëtoi, Bon Jovi e përqafoi. Biseda dhe deri te përqafimi zgjati më shumë se 1 minutë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë