Drejtësia

Tentoi të kryente veprime të turpshme me dy të mitura, burg për 56-vjeçarin në Korçë

Gazeta Si- Nesti Zhobro, 56-vjeçari, i cili u arrestua 2 ditë më parë, pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8-vjeçare, u la në burg nga Gjykata e Korçës.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime.

Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë