Kosova

Kurti insiston në hapjen e urës së Ibrit: Presim që QUINT-i dhe KFOR-i të koordinohen

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës.

Nga aty, ai ka folur për Urën e Ibrit, duke thënë se raporti i fizibilitetit që është kryer është gati dhe i njëjti rekomandon që Ura mund të hapet.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapje dhe se vetëm po pret QUINT-in dhe KFOR-in që të koordinohen rreth çështjes së Urës.

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik. Tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë