Markat luksoze kanë mbajtur me fanatizëm për vite me radhe rekordin e lakmuar për prodhimin e orave më të mira.
Por duket se në fronin e tyre do të ulet një krijues i pavarur rus. Konstantin Chaykin me bazë në Moskë thotë se prototipi i tij i ri “ThinKing” të cilin ai e debutoi në panairin kushtuar orave në Gjenevë të Zvicrës javën e kaluar është vetëm 1.65 milimetra e trashë. Ai gjithashtu beson se është ndër orat më të lehta në botë me një peshë prej vetëm 13.3 gram pa rripin e saj.
Chaykin tha se në vazhdim ai do të prezantojë një version përfundimtar të dizajnit të tij në panairin tregtar “Watches & Wonders” i cili do të mbahet po ashtu në Gjenevë, Prillin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.