Kosova

KFOR shton patrullimet në të gjithë Kosovën: Situata në veri, e brishtë

Nga Gazeta 'Si'- KFOR po realizon patrullime në të gjithë Kosovën, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force, përmes një zëdhënësi.

Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.

Përpos veriut, KFOR-i, përmes komunikatave të ndryshme, javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.

Dje me anë të një komunikate ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, kryen një patrullë brenda komunës së Leposaviqit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë