Kosova

Konjufca: Dialogu me Serbinë është në qorrsokak

Nga Gazeta 'Si'- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në qorrsokak dhe kjo sipas tij ka ndodhur për fajin e Serbisë, teksa nuk sheh rrugëdalje nga ky proces.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se pikënisje e “shkatërrimit” të dialogut është sulmi terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë.

“Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprirë Serbia. (Dialogu) e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdojë normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca.

“Nëse i mbyll sytë, si në rastin e mbylljen e kufijve në Serbi, sepse ai ndodhi nga shteti serb, shteti serb i lejoi kriminelët për t’i mbyllur kufijtë. As një reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit as nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, deklaroi Konjufca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë