Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.
Peza u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh 2 vite më parë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar, ndërsa u përfshi në shumë debate për drejtimin e këtij institucioni dhe për largimin nga puna të shumë gazetarëve.
Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist, pedagog, Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave por është angazhuar edhe në strukturat e PS-së, ish-deputet dikur dhe ish-sekretar në këtë force politike.
Letrën e dorëheqjes së tij e ka publikuar deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
'Nuk dua të përsëris vetveten por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri. RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza. Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re", shkruan Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.