Nga Gazeta 'Si'-Serbët e Kosovës pritet të nisin sot vendosjen e barrikadave dhe bllokimin e disa pikave kufitare. Të paktën kështu paralajmëroi ditë më parë kryetari i të ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Mitrovicës, Rasha Rojeviç.
Duke folur për mediat serbe, ai theksoi se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë të premten në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës nuk do të ketë asnjë bllokadë. Qeveria e Serbisë pretendon se situata në Kosovë është shumë e vështirë dhe se i mbeten vetëm këto opsione: të hyjë në konflikt ose të luftojë politikisht dhe në rrafshin diplomatik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.