Papa Françesku po bën një vizitë historike në Indonezi, etapa e parë e udhëtimit të tij në Azi dhe Oqeani.
Avioni me kreun e Kishës në bord u ul në aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në prani të Ministrit të Çështjeve Fetare, Papa u drejtua në Nunciaturën apostolike ku do të takojë një grup të varfërish, të pastrehë dhe refugjatësh të ndihmuar nga komuniteti i Sant'Egidio dhe shërbimi jezuit për refugjatët.
Vizita në Azi dhe Oqeani është Udhëtimi i 45-të Ndërkombëtar Apostolik i Papa Françeskut i cili ka parashikuar të ndalojë dhe në Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor.
Në agjendën apostolike është parashikuar dhe vizita e Papës në një prej xhamive më të famshme në Xhakarta, për të nxitur përpjekjet për bashkëjetesë fetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.