Vendi ynë përgjatë gjithë 24- orëve pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.
Ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë në zonat përgjatë kufirit Lindore dhe Jugor rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.