Media Galeri

Titaniku po shkatërrohet, imazhet e rralla tregojnë ndryshimin në pak kohë

Një ekspeditë e re ka zbuluar ndryshimet në strukturën e anijes së famshme të Titanikut, e cila tregon se po shkatërrohet ngadalë.

Imazhet e rralla treguan ndryshimet, ku më tepër vihen re tek kangjellat dhe pjesa e jashtme e anijes.

“Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Sa kohë do të jetë Titaniku atje?’ Thjesht nuk e dimë, por po e shikojmë në kohë reale dhe po humbet shumë”, tha Tomasina Ray, drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc, kompania që kreu ekspeditën nën ujë.

Imazhet dhe një skanim digjital nga një ekspeditë e vitit 2022 tregojnë se kangjella ishte ende e lidhur megjithëse kishte filluar të konsumohej, por më pas besohet se ka rënë.

Struktura metalike po shkatërrohet nga mikrobet dhe pjesë të ndryshme po shemben.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë