Ngjarje

Situatë kritike me zjarrin në Lezhë, rrezikohet fshati Kallmet. Aksion nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve

Gazeta Si- Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor në Malin e Velës në Lezhë mbrëmjen e së martës, ndërsa flakët po afrohen në fshatin Kallmet, duke rrrezikuar banesat. Në ndihmë të zjarrfikësve, është edhe helikopteri i FA-ve “Cougar”, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

“Nga strukturat vendore janë marrë masa për parandalimin e situatave në zonat e banuara; në fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë, rreth orës 21:10 të datës 27 ka rënë zjarr në një terren të vështirë në afërsi të kishës së Shën Eufemisë, – thotë Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për mediat. – Në terren shkuan forcat nga bashkia Lezhë, por nuk kanë arritur ta vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, era ka ndërruar drejtim dhe zjarri që ka marrë përmasa të mëdha rrezikon seriozisht djegien e banesave. Me forca dhe mjetet e disponueshme në terren, situata është e papërballueshme dhe u kërkua mbështetje urgjente me mjete zjarrfikëse dhe ndërhyrje nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit ndihme të autoriteteve po punojne 50 efektive te FA me 3 mjete zjarrfikese dhe Helikopteri Cougar i Faj”.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka folur për situatën e zjarreve në qarkun e Lezhës.

Ai ka theksuar se ka qenë e vështirë, por kanë punuar gjatë gjithë natës dhe po mundohen të shuhen dhe ato pak vatra që kanë mbetur të ndezura.

Sipas Carës, janë rreth 60 forca zjarrfikëse në terren dhe pjesën e Kallmetit është bërë e mundur shuarja e zjarrit pas një ore ndërhyrje.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë shuar dhe 7 janë akoma aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete. Në mbështetje të forcave në terren u aktivizuan 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i FA.

Sipas MM, zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe. Aktualisht po punohet në:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë