Media Galeri

E dashura bionde e themeluesit të Telegram Pavel Durov, i arrestuar në Paris

Gazeta Si - Ajo është Julia Vavilova, 24 vjeçe dhe thuhet se është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Telegram, i cili u arrestua të shtunën në mbrëmje sapo zbriti nga avioni i tij privat në pistën e aeroportit Le Bourget në Paris.

Bukuroshja bionde që zbriti në pistën e Parisit, nuk është asistentja e tij, siç u tregua fillimisht. Julia është një stratege e kriptomonedhave. Në biografinë e saj në Instagram, ajo thotë se është e pasionuar pas lojërave, gjuhëve, “hapjen e shpirtit”. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.

Të dy e shfaqin veten me një bollëk imazhesh në rrjetet sociale, ku Pavel dhe Julia kanë publikuar imazhe të pushimeve të tyre, në të cilat shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë.

Ndaj të dy duket se kanë qenë një çift i rregullt prej disa kohësh, deri në atë pikë sa ndër të tjera, Baptiste Robert, ekspert francez i kriptomonedhave dhe i njohur i kreut të Telegram, pohon se e ka njohur menjëherë vajzën në foto.

Sipas mediave, nuk ka asnjë akuzë kundër Vavilovës dhe, pas një marrje në pyetje të shkurtër, ajo ishte e lënë e lirë të largohej nga aeroporti ku u ndalua Pavel.

Në këtë histori, teoritë e konspiracionit janë të shfrenuara, padyshim në mediat sociale, ku Julia madje “qenka” dhe agjente e Mossad-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë