Media Galeri

Droni përplaset me grataçelën 38-katëshe në Saratov të Rusisë

Gazeta Si - Një dron u rrëzua në kompleksin e apartamenteve 38-katëshe “Volga Sky” në Saratov, Rusi, duke plagosur dy persona.

Incidenti ndodhi herët të hënën, me pamje dramatike video që kapin momentin e përplasjes. “Vollga Sky”, ndërtesa më e lartë në qytet, u godit nga droni në orët e para të ditës.

Një kompleks banimi në qytetin e Saratov u dëmtua nga rënia e mbeturinave nga dronët e shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë, tha guvernatori rajonal, Roman Basurgin në aplikacionin e mesazheve Telegram.

"Një grua u shtrua në spital në gjendje të rëndë, - tha Basurgin. - Mjekët po luftojnë për jetën e saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë