Shendet

Shpërthim i virusit të Nilit në Greqi/ Rritet numri i të infektuarve, media greke: Tre prej tyre e morën në Shqipëri

Një shpërthim i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Greqi, në zonën e Thesproti, ku organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) e konsideron si të mundur dhe të pritshëm diagnozën e rasteve të tjera në periudhën e ardhshme.

Siç transmeton ERT, në javën e fundit janë shënuar dy vdekje në Greqi nderkohë që janë deklaruar 24 rase të reja brenda vendit, sipas raportimit epidemiologjik të EODY.

Mediat greke shkruajnë se 3 raste janë raportuar si të importuara nga pacientët e ekspozuar në Shqipëri.

Mbikëqyrja epidemiologjike e sëmundjes, zbatimi në kohë i programeve të duhura të integruara të kontrollit të mushkonjave dhe miratimi i masave mbrojtëse personale kundër mushkonjave janë masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë