Nga Gazeta 'Si'-Turqia ka akorduar një tjetër paketë ndihme me vlerën 1 milionë dollarë për Kosovën, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Lajmi u konfirmua dhe nga ministri i Mbrojtjes në Kosovës, Ejup Maqedonci që tha se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake nga qeveria turke.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake", theksoi Maqedonci.
Ministri falënderoi Turqinë për donacionin, duke siguruar që bashkëpunimi i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.