Kosova

Marko Gjuriç: Me hapjen e urës së Ibrit, Kurti dëshiron të dëbojë serbët

Nga Gazeta ‘Si’ - “Mitrovica e Kosovës është e vetmja zonë urbane multietnike në Kosovë dhe Metohi dhe për këtë arsye është në shënjestër të regjimit etno-nacionalist të Albin Kurtit i cili dëshiron të krijojë parakushte për presion shtesë ndaj komunitetit serb duke marrë kontrollin e urës mbi Ibër, dhe kështu të përfundojë puna e nisur 25 vjet më parë për dëbimin e serbëve”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç.

"Ajo që është thelbësore për ne si diplomaci serbe është t'i paraqesim të gjithë komunitetit ndërkombëtar se për çfarë bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një fushatë të organizuar, të menduar mirë, të zbatuar shumë saktë," tha ai për RTS.

Ai shtoi se sipas tij dhuna etnike ndaj serbëve në Kosovë, e cila tha se herë është politike dhe verbale, ndonjëherë reflektohet edhe në dhjetëra arrestime të paligjshme dhe bastisje të lokaleve dhe bizneseve serbe në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se kontrasti mes regjimit të Kurtit dhe Serbisë zyrtare, sipas tij nuk ka qenë kurrë më i madh.

"Ne veprojmë në kuptimin e forcimit të sundimit të ligjit, përkrahjes së dialogut në Beograd dhe Prishtinë. Ata, në anën tjetër, as që do të përgjigjen ndaj thirrjeve të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për takime, siç ishte rasti i muajit të kaluar”, tha ai.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë