Media Galeri

Flamingot vallëzojnë në lagunën e Nartës

“Shkrepa duke mbajtur frymën  qindra e qindra foto, jo për ta ndalur jetën, por për t`i dhënë asaj më shumë ngjyra, magji dhe shije. Sepse kështu është fotografia…”

Kështu është shprehur korespondenti i Zërit të Amerikës Raimond Kola i cili sjell disa foto të flamingove (Phoenicopterus roseus), fotografuar në Lagunën e Nartës, Shqipëri.

Vëzhguesit e zogjve thonë se ditët e fundit grupe të mëdha të flamingove janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.

Studiuesi Mirjan Topi i tha Zërit të Amerikës se këto ditë është regjistruar numri më i madh i këtij lloji të flamingove që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë me mbi 5000 individë,  që përbejnë rreth 4% të popullatës evropiane të këtij lloji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë