Gazeta Si – Pedagogu amerikan Matthew Janes Wertz, i cili vrau gruan, dy qentë dhe më pas veten në banesën e tyre në kryeqytet, ka lënë pas një letër lamtumire me shkrim dore.
Sipas burimeve paraprake, në letër, 53-vjeçari krkon falje ndaj familjarëve të tij që nuk hoqi dorë nga veset, ndërsa kishte lënë paratë ndaj njerëzve që u kishte borxh.
LEXO EDHE:
E rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan mbyt gruan me litar, dy qentë dhe më pas vret veten
Kjo letër, që është sekuestruar nga grupi hetimor i Policisë së Tiranës, është e shkruar në gjuhën angleze dhe janë përshkruar veprimet që ai ka ndërmarrë.
“Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”, – shkruhej mes të tjerave nga amerikani.
Ndërkohë në letër ai ka shkruar edhe për vrasjen e gruas së tij, por edhe në lidhje me disa borxhe që u kishte personave të tjerëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tij të marrë me qira ku jetonte me bashkëshorten me origjine nga Indonezia, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku” në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje të kryeqytetit.
Pedagogu amerikan ka mbytur me litar gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane dhe më pas me një shkop bejsbolli ka goditur 2 qentë e tyre, duke i lënë të vrarë. Trupin e pajetë të gruas dhe 2 qentë e ngordhur i kishte mbuluar me rroba.
Më pas, 53-vjeçari amerikan që punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë, vari veten me litar.
Përpos letrës të lënë nga vetë autori, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz, në shkollën private ku ai jepte mësim, një celular; katër kompjutera laptop, një shkop bejzbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja, një automjet tip “Mercedes A Class”, me targë AA 510 YP në pronësi të 53-vjeçarit.
Sipas burimeve, ka qenë drejtori i shkollës, ai i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vënë re mungesën e tij në shkollën ku ishte i punësuar. Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë.
Autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




