Ngjarje

Pas disa javësh betejë me flakët, shuhen zjarret në 28 vatra

Gazeta Si – Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, Ministria e Mbrojtjes njofton se këtë të hënë situata paraqitet më e qetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, me ndihmën edhe të reshjeve të shiut. ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive

Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Sakaq, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ministria ka shprehur mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. “Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve!”, thekson ministria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë