Ngjarje

Zjarret në vend, 6 vatra aktive! Vijojnë flakët në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë

Nga Gazeta ‘Si’- Në vend janë 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive, ndërsa nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll. Ky është bilanci i raportuar sot nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Sipas Agjencisë, gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Aktualisht vijojnë të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.

“Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë  307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.  Gjithashtu, ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë  e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Po, ashtu u kërkohet qytetarëve dhe veçanërisht fermerëve të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

Nje zjarr i permasave te medha eshte aktivizuar mesditen e sotme ne kodrat e fshatit Frakull e Vogel ne Fier dhe ka pershkuar mbi 30 HA kullota dhe pemtari.

I favorizuar nga era e forte zjarri eshte perhapur ne disa vatra duke perfshire edhe ullishte. Edhe pse jane ne terren zjarrfikesit nuk mund te bejne dot nderhyrje pasi terreni eshte malor dhe nuk ka rruge. Banoret kerkojne ndrhyrje nga ajri pasi situata eshte teper e veshtire dhe zjarri po i afrohet banesave


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë