Gazeta Si – Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e valës së nxehtë afrikane, duke sjellë edhe freskim të motit në vendin tonë.
Megjithatë, orët e paradites së kësaj të shtune do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku në intervalin kohor 15:00 deri në orën 19:30 do të gjenerojnë reshje shiu kryesisht në zonat verilindore – juglindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 37°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.