Media Galeri

Gena Rowlands, mishërimi i një ylli vdiq në moshën 94-vjeçare

Gena Rowlands, një aktore që përcolli në ekran joshjen magjepsëse – veçanërisht në “A Woman Under the Influence” dhe shumë filma të tjerë të drejtuar nga bashkëshorti i saj, John Cassavetes – ka vdekur në moshën 94-vjeçare, sipas “Washington Post”.

“Rowlands u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer pesë vjet më parë”, njoftoi djali i saj në qershor.

Suksesi i Rowlands në Broadway në moshën 26-vjeçare, në dramën romantike të Paddy Chayefsky, “Middle of the Night” (1956) maj-dhjetor, e nxiti atë drejt një kontrate në studio hollivudiane duke mundësuar fillimin e një karriere të ndritshme.

Me flokët e saj bjonde, tiparet verbuese dhe një dhunti për komedi dhe drama, ajo u promovua si trashëgimtarja e yllit magjepsës të viteve 1930, Carole Lombard.

Përgjatë shtatë dekadave, ajo arriti të fitonte një çmim nderi “Oscar” për arritje në karrierë në 2015. Cate Blanchett tha në atë kohë se Rowlands – ishte aktorja nga e cila kishte pasur ndikimin më të madh në punën time.

Kryesisht, karriera dhe trashëgimia e saj ishin të lidhura me atë të bashkëshortit të saj. Cassavetes, gjithashtu një aktor – i cili luajti në filmat hit të Hollivudit si “The Dirty Dozen” (1967) dhe “Rosemary’s Baby” (1969),kryesisht për të financuar pasionin e tij: duke punuar si regjisor i pavarur jashtë një institucioni kinematografik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë