Ngjarje

‘12 vatra zjarri në vend, dëmi më i madh në shkurre dhe ferra’

Në të gjithë territorin e Shqipërisë aktualisht janë 12 vatra aktive zjarri.

Arben Cara, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, tha se shumica e vatrave të zjarrit janë nga dora e njeriut, me apo pa qëllim, ndërsa në raste sporadike, si ato në Lurë, vatrat e zjarrit u shkaktuan nga rrufetë.

Duke folur në një intervistë për News 24, Cara tha se dëmi më i madh është në shkurre, ferra dhe bar në të gjithë territorin, por nuk mund të bëhet, sipas tij, një vlerësim i dëmit në kushtet e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë