Sociale

Zjarr në Finiq, digjet sipërfaqja e parkut arkeologjik. Rrezikohen disa banesa

Gazeta Si- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Finiq në faqen e malit drejt parkut arkeologjik të Finiqit, në Sarandë.

Sipas burimeve, zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e parkut arkeologjik dhe flakët kanë kaluar brenda në objekt. Autoritetet kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri përmes një helikopteri, sepse era favorizon përhapjen e flakëve.

Zjarri po përparon drejt fshatit SMT, ku dhe rrezikohen disa banesa. Nga ana e policsë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë