Nga Gazeta ‘SI’ – Pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani, jehona e të cilit zgjati me ditë, Shkupi për pak sa nuk ngjizi një tjetër.
Gjatë organizimit të konferenës për takimin e dy kryeministrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, flamuri i Kosovës ishte ngatërruar me atë të Bashkimit Europian.
Gabimi u rregullua në kohë, duke shmangur kështu një tjetër rrëmujë midis vendeve fqinje.
Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.
Pak ditë më parë, presidentja Osmani u përball me konfrontim fizik në aeroportin e Shkupit pasi një zyrtar maqedonas tentoi t’i merrte celularin.
VIDEO
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.