Gazeta Si - Seanca e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë për për çështjen e "SASPAC", është shtyrë.
Gjykata vendosi që Gjyqi i ardhshëm do të mbahet të mërkurën, 7 gusht, në orën 13:00.
Për herë të dytë brenda një muaji, ish-zyrtari kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie", me garanci pasurore pesë milionë lekë. ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj është lutur gjyqtarëve të Apelit të Posaçëm të ndryshojnë masën.
“Kam dy fëmijë të mitur, jam rritur nga dy prindër mësues që më kanë edukuar mirë dhe kam nënën sëmurë, ju lutem ndryshoni masën”, zbulohet të ketë thënë ai.
Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtulaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.
Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në arrest me burg, 4 persona të tjerë janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 2 në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.