Ngjarje

Qetësohet situata nga zjarret në Shëngjin, vijon ndërhyrja me helikopter. Del nga kontrolli zjarri në Tepelenë (Video)

Gazeta Si- Situata kaotike e zjarreve në Shëngjin është vendosur në kontroll. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme natyrore.

Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin. Ndërkohë vijon ndërhyrja me helikopter për shuarjen totale të flakëve, ku në operacion marrin pjesë 300 efektivë të FA-ve.

Prej dy ditësh zjarri në Shëngjin ka qenë aktiv. Të martën e 30 korrikut situata u përkeqësua, pasi për shkak të erës dhe bimësisë së dendur, flakët iu afruan resorteve turistike tek Rana e Hedhun. Një shtëpi pushimi u dogj ndërsa shumë pushues dhe banorë u evakuuan nga zona.

Nga ana e Bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Ndërkohë dje flakët rrethuan dhe disa resorte turistike në bregdet.

Mesditën e djeshme pati një përhapje masive të flakëve të zjarrit në Shëngjin dhe situata ishte tepër e rrezikshme. U desh ndërhyrja nga ajri me dy avionë Canadair të ardhur nga Italia dhe helikopteri që ndihmuan për të vënë nën kontroll situatën e zjarreve në orët e vona të pasdites së djeshme.

Forcat e shumta zjarrfikëse ndërhynë nga ajri me dy avionë "Canadair" të ardhur nga Italia dhe helikopteri ndihmoi për vënien nën kontroll të situatës së zjarreve.

Po ashtu vijon punë për shuarjen e zjarrit në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan për të cilin janë angazhuar  ditën e sotme strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga FA

Aktive janë zjarri në kodrat e liqenit të Viroit, bashkia Gjirokastër, zjarri mbi qytetin e Tepelenës, i cili ditën e sotme si pasojë e erës së fortë ka dalë jashtë kontrollit. Janë angazhuar ditën e sotme për normalizimin e situatës strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.

Po punohet në fshatin Lozhan-Bode, bashkia Maliq, në fshatin Picar, bashkia Vorë në një objekt tregtar, në fshatin Ujanik, bashkia Skrapar. Ndërsa situata në qarqet e tjera paraqitet relativisht e qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë