Media Galeri

Të humbasësh unazën e martesës gjatë Lojrave Olimpike në… Senë

Nga Gazeta 'Si' - “Nëse vërtet do të më duhej ta humbja këtë unazë, nuk mund të imagjinoja një vend më të mirë se qyteti i dashurisë”.. Kështu u shpreh Gianmarco Tamberi, pasi i ra unaza e martesës në lumin Senë, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Kërcimtari fantastik italian dhe fitues i medaljes së artë, Gianmarco Tamberi tha se i vinte “vërtet, vërtet keq” për gruan e tij, pasi humbi unazën në Senë gjatë ceremonisë së hapjes me shi të Lojërave Olimpike të Parisit të premten.

Tamberi i shkroi një letër të hapur ndjese në Instagram të shtunën bashkëshortes së tij, Chiara Bontempi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë