Media Galeri

Celine Dion bën rikthimin e saj emocional në Lojërat Olimpike, performanca madhështore (Video)

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit përfundoi me një moment prekës teksa Celine Dion, e cila vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, u rikthye pas katër vitesh mungese.

Ylli 56-vjeçar performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf në Kullën Eiffel, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale. Në dhjetor 2020, Celine Dion u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim neurologjik i rrallë dhe kronik që shkakton ngurtësi muskulore dhe ndonjëherë konvulsione të rënda, dhe u detyrua të ndalonte shfaqjet e saj live, e fundit prej të cilave daton në pranverën e vitit 2020 në Nju Jork.

Dion kishte performuar “The Power of the Dream” në Ceremoninë e Hapjes në Atlanta në vitin 1996, dhe thashethemet për një rikthim në Lojërat Olimpike janë përhapur që kur ajo u shfaq në kopertinën e “Vogue” francez në prill.

“Dua të jem vetvetja ime më e mirë. Dua të shoh përsëri Kullën Eifel”, ka theksuar ajo në atë kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë