Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen gjatë orëve të pasdites në zonat malore.
Për sa i përket orëve të para të mëngjesit kemi pasur rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të jenë regjistruar në 14 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet mbeten në vlerën 35 ose 36 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Fundjava sjell rritje të temperaturave, vlera minimale ditën e nesërme do të jetë 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalja shkon në 36 gradë Celsius. Dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që mëngjesi të regjistrojë vlerën 16 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet të shkojnë në 37 gradë Celsius.
Për sa i përket kushteve atmosferike kemi dominim të motit të qëndrueshëm duke bërë që orët e para të paradites dhe mesdita të jenë në dominim e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditet sjellin kalime të lehta të vranësirave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.