Media Galeri

Bebe Rexha në Kosovë për herë të parë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebook fotografi me këngëtaren, duke shkruar se “Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”.

Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë mikpritëse e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë