Një kanal në platformën Telegram, me mijëra abonues, po krijon mesazhe të vogla, por të rrezikshme kundër luftës, të cilat po paraqiten nëpër rrugët e Rusisë dhe në ato që duket të jenë pozicione të ushtrisë ruse në Ukrainë./REL/



Fjongot përmbajnë fraza si “Familjet ruse për paqen” dhe “Gratë për jetën”.

Disa prej postimeve të shpërndara nga “Wake Up Russia” përfshijnë mesazhe personale nga ata që i kanë dërguar imazhe kanalit.

Sipas traditës sovjetike, televizioni shtetëror transmeton shfaqaje baleti pas vdekjes së një udhëheqësi në Kremlin.

Kanali “Wake Up Russia” në Telegram përqendrohet mbi mospajtimet e shprehura brenda Rusisë, por, po ashtu, paraqet disa prej akteve të shumta kreative të kundërshtimit nga rusët jashtë vendit.

Ligjet e formuluara në mënyrë të paqartë kundër “diskreditimit” të ushtrisë ruse kanë rezultuar me dënime me burgim prej disa vitesh për aktivistët kundër luftës.

Vendosja e letrave ngjitëse sikurse kjo në publik në Rusi bëhet me gjithë rrezikun e ndëshkimit të ashpër në bazë të ligjeve të kohës së luftës

“Wake Up Russia” përshkruan veten si “komunitet i qytetarëve të ndërgjegjshëm rusë, të cilët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe po përpiqen t’i ‘zgjojnë’ të tjerët”.

Kanali “Wake Up Russia” është krijuar në marsin e vitit 2022, pasi Rusia nisi në shkurt pushtimin e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



