Ish Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK të martën pasdite. Kjo është hera e pare që ai paraqitet në SPAK dhe dëshmia e tij lidhet me rihapjen e hetimevbe nga SPAK për 21 janarin.
Prendi hyri në ambientet e SPAK, ku u pyet për llogari të hetimit të "21 janarit", rreth orës 15:30 dhe u largua në orën 18:30.
“Sa herë të na thërrasin”. tha Prendi për gazetarët pasi la ambientet e SPAK ku dha deklarimet e tij për rreth 3 orë para prokurorëve.
I pyetur nëse do të paraqitet sërish në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, ai tha: “Për çdo gjë”.
Një ditë më parë, xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit 2011 u paraqitën në SPAK vetëm 5 ditë pasi Prokuroria e Posaçme regjistroi nisjen e hetimit për çëshjtjen.
Dy anëtarët e familjes Nika u thirren për të dhënë deklarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi. Pas dëshmisë, Rajmonda Nika tha se kishte depozituar fakte te reja, ndërsa xhaxhai i viktimës Mark Nika tha se duhet të hetohet i gjithë zinxhiri komandues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.