Sipas një studimi të ri, migrena ndryshon strukturën e trurit në mënyrë progresive që nga fëmijëria.
Sipas studiuesve, korteksi cerebral më i hollë në krahasim me subjektet e shëndetshme dhe mënyrat e ndryshme në të cilat disa zona të trurit “flasin” me njëra-tjetrën është një nga gjurmët që gjenden në trurin e fëmijëve”.
Këto janë rezultatet e studimit dyfazor të kryer nga klinicistët dhe studiuesit e Neurologjisë Zhvillimore të Romës tek mbi 100 fëmijë dhe adoleshentë që vuajnë nga migrena (një sëmundje neurologjike që prek mbi 1 në 10 fëmijë ) dhe në një grup tjetër prej 100 bashkëmoshatarësh pa migrenë.
Studimi çoi në zbulimin e disa dallimeve domethënëse midis dy grupeve: përmes imazhit të rezonancës magnetike dhe teknikës së ngjashmërisë morfometrike.
“Rezultatet na tregojnë se migrena ndryshon strukturën e trurit në mënyrë progresive që nga fëmijëria”, shpjegon Massimiliano Valeriani, kreu i Neurologjisë.
Evidenca e gjurmëve që sëmundja lë në strukturën e trurit tregon nevojën për të kapur dhe për të trajtuar pacientët me migrenë që në moshë të re.
“Për më tepër, dallimet midis meshkujve dhe femrave që dolën nga studimi ynë sugjerojnë miratimin e planeve terapeutike që marrin parasysh edhe gjininë. Në veçanti, doli se profili i mikrobiotës së migrenës ndikon në disa procese metabolike, si prodhimi i serotoninës dhe triptofanit, të implikuar në shfaqjen e dhimbjeve të kokës”, shton ai.
Për më tepër, ndryshimet e gjetura duket se kontribuojnë në dysbiozën e zorrëve (çekuilibër i shkaktuar nga teprica e baktereve ”të këqija”) dhe në rritjen e përshkueshmërisë së zorrëve, duke nxitur kështu manifestimet e sëmundjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




