Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25 për qind, çka mund të funksionojë edhe për njerëzit, sipas shkencëtarëve.
Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve.
Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të madhe.
Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë.
Për shkak që dukeshin të rinj, minjtë që jetuan me gjatë u quajtën “gjyshërit supermodelë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.