Moti

Pritet ulje e temperaturave në të gjithë vendin, nuk do mungojnë reshjet gjatë javës

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke u luhatur nga 18°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kjo javë sjell rënie të temperaturave të ajrit në të gjithë territorin shqiptar. Dita e sotme sjell maksimumin në 37 gradë celsius ndërsa në orët e para të mëngjesit kemi regjistruar vlera në 14 gradë celsius në qytetet e zonave malore. Dita e martë sjell rritje të përkohshme të temperaturave të ajrit, maksimumet në rang territori të ngjiten në vlerën 39 gradë celsius. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim, presim temperatura që do të luhaten në vlerën 36 apo 37 gradë celsius në orët e mesditës. Qarqet me temperaturat më të larta mbeten Elbasani, Berati, Gjirokastra po ashtu edhe kryeqyteti. Deri ditën e mërkurë parashikohet që gjatë orëve të pasdites do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rritje të lagështirës së ajrit dhe do të krijohet mundësia për rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë prezente në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Të premten do të ketë përmirësim të kushteve të motit, dhe kalimeve të vlerave të vranësira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë