Dosje

Motrat Nikolli akuzojnë Nuredin Dumanin për tritolin në banesë, Alda rrëfen: Kisha lidhje me të, na përdori dhe kërcënoi

Gazeta Si - Alda dhe Xhovana Nikolli, dy motrat nga Lezha, të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, akuzojnë se pas kësaj ngjarjeje fshihet Nuredin Dumani, në burg si i akuzuar për disa ngjarje kriminale.

Fillimisht është Alda Nikolli, ajo që thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime.

E reja fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.

Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg.

Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.

Në një intervistë për Top Channel ajo tregon se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313.  Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën. E cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Ajo tregon se Nuredin Dumani, pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (xhanej) Nikollit nga të dhënat që merrte nga kunata e tij, pasi kjo e fundit iu drejtua SPAK duke treguar komunikimet me të, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë”, shprehet ajo për Top Channel.

Sipas Alda Nikollit, Nuredin Dumanin nuk e pengojnë muret e qelisë për të vijuar aktivitetin kriminal.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë, jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

Pas shpërthimit me tritol në derën e banesës në Elbasan, edhe Gjovana Nikolli, motra e Alda Nikollit ka reaguar për herë të parë.

Nëpërmjet një foto të shpërndarë në instagram ajo sërish hedh akuza drejt Nuredin Dumani si autor të sulmit.

Më tej ajo shkruan se nuk është burrëri të merresh me femra më një postin që e shoqëron më emoi të gjarpërit.

Nikolli rezulton e dashura e të penduarit tjetër Amarildo Nikolli alias Xhanej, i cili qëndon i izoluar në qeli të veçatë në burgun 313.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr, po KURV! Un qa them, se tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit! Nuk jam ajo femër un që dorëzohem kaq leht, O Nuredin Dumani. Hajde më hidh prap tritol, hajde vet në qoftë se je burr me bo**, mos nis klysha natën .. Se more n’qaf njerz të gabuar mor ordiner ..”, – shkruan Gjovana Nikolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë