Nga Gazeta 'Si'-Qytetarët e Parisit ndoqën kryetaren e Bashkisë, Anne Hidalgo, duke u zhytur në Senë, teksa kryeqyteti francez bëhet gati të presë Lojërat Olimpike, që nisin më 26 korrik.
Kryetarja e Bashkisë ndoqi shembullin e ministres së Sporteve, e cila notoi gjithashtu në Senë disa ditë më parë, për të vërtetuar se uji i lumit është i pastër. Në Senë do të zhvillohen disa gara olimpike dhe pastërtia e ujit kishte ngritur shqetësime.
Autoritetet kanë vite që punojnë për pastrimin e ujit, në mënyrë që njerëzit të notojnë aty, njëlloj siç bënë në Lojërat Olimpike të vitit 1900 që u zhvilluan gjithashtu në Paris. Për këtë rrugët buzë lumit janë shndërruar në pedonale ndërsa janë shtuar filtrat për pastrimin e kanaleve kulluese që derdhin ujin nga qyteti në lumë.
Nëse uji nuk është mjaftueshëm i pastër për të notuar në ditët e garave, kalendari olimpik do të ndryshojë dhe mund të ndryshojë edhe vendi, pasi gara e maratonës së notit do të spostohej në rezervatin Vaires-sur-Marne, aty ku do të zhvillohen garat e kajakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.