Njerëzit mblidhen para “Le Monument à la République” gjatë tubimit të organizuar pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Francë.
Nga Gazeta ‘Si’-Nga raundi i dytë surprizues i zgjedhjeve në Francë tek Biden që ngatërron Zelenskyn me Putinin, këto janë ngjarjet kryesore të botës këtë javë të sjella përmes fotove nga Reuters
Presidenti i SHBA, Joe Biden, flet gjatë samitit të NATO-s, krah Volodymyr Zelensky. Biden e ngatërron Zelensky-n me Vladimir Putin dhe ky moment nxiti diskutime mbi mprehtësinë e tij mendore dhe aftësinë për të kandiduar për presidencën e SHBA.Oficerët e policisë reagojnë menjëherë, pasi një koktej molotovi hidhet gjatë një demonstrate në Francë, e cila u organizua pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve.Njerëzit ngushëllojnë familjen e komentatorit të garave në BBC, John Hunt. Bashkëshortja dhe vajzat e tij u branë gjatë një sulmi me hark në shtëpinë e tyre, gjatë javës.Besimtarët hebrenj luten në Eviatar në Bregun Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli, gjatë lutjeve të mëngjesit. Besimtarët po bëjnë thirrje për kthimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi, më 7 tetor 2023.Palestinezët vajtojnë të dashurit e tyre, të cilët mbetën viktima në një sulm izraelit, i cili goditi shkollën ku shtrehoheshin njerëzit e zhvendosur nga kampet. Sulmi ajror vrau të paktën 31 njerëz.Një fëmijë palestinez sheh nga dritarja e një godine të dëmtuar nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve “al-Nusseirat” në qendër të Gazës. Komiteti Ndërkombëtari i Kryqit të Kuq, raportoi se rreth 6,400 palestinezë janë zhdukur që prej fillimit të luftës më 7 tetor. Vajzat presin pranë spitalit të fëmijëve, i cili u godit nga raketat ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do të hakmerret, duke shtuar se spitali në të cilin trajtoheshin fëmijët e prekur nga kanceri, kishte marrë një goditje direkte. Njerëzit shohin rrënojat e spitalit të fëmijëve në zonën e Okhmatdyt, pas një sulmi me raketa ruse. Udhëheqësit e vendeve perëndimore dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, dënuan breshërinë e raketave ruse, të cilat shkaktuan dëme të shumta në spitalin më të madh ku trajtohen fëmijët e prekur nga kanceri. Breshëria e raketave vrau 36 njerëz në të gjithë vendin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.