Media Galeri

NASA publikon foto të ‘lindjes së Hënës’ 

Nga Gazeta 'Si'-NASA rregullisht kap imazhe mahnitëse të universit tonë, duke i lënë të magjepsur adhuruesit e hapësirës.

Rrjetet sociale të Agjencisë Hapësinore të SHBA-së janë një “thesar” për ata që duan të shikojnë video edukative dhe imazhe magjepsëse që tregojnë Tokën dhe hapësirën.

Në postimin e fundit, agjencia ndau një foto të “lindjes së Hënës” nga një “pikë unike e favorshme” brenda Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Bëhet e ditur se fotoja është shkrepur nga astronauti i NASA-s, Matthew Dominick, i cili ka jetuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për rreth katër muaj.

Në pamjet e publikuara, shihet gjysmëhëna e cila shtrihet mbi atmosferën e Tokës.

“Shtresat e portokallisë dhe të zezës shfaqen nën brezin horizontal të së kaltrës që shtrihet në qendër të imazhit. Gjysmëhëna është e bardhë dhe bie në sy kundër errësirës së hapësirës”, tha agjencia amerikane në përshkrimin e imazhit.

Ndërsa përshkruante skenën, astronauti tha: “Një copëz hëne ngrihet nga retë e ndezura dhe duket se shikon drejt horizontit duke pritur lindjen e afërt të Diellit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë