Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër deri në 42 gradë celsius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimumet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
E shtuna dhe e diela nuk do të sjellin ndryshime të mëdha, duke bërë që temperaturat të shkojnë deri në 40 gradë Celsius. Përsa i përket fundjavës do të kemi shtim të lagështirës duke bërë që të ndihet më shumë i nxehti. Parametri i erës herë pa shere do të bëhet problem duke ndikuar në zgjedhime hartës së zjarreve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.